Krasniqi: LDK dhe VV me manipulime mundohen të thonë diçka

“Në vend që të vijnë në seanca të rregullta thirrin seanca të jashtëzakonshme”

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke komentuar seancën e jashtëzakonshme e cila do të mbahet me kërkesë të opozitës, ka thënë se opozita nuk duan të marrin pjesë në dialog por mundohen përmes manipulimeve të thonë diçka.

Krasniqi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se seanca e së mërkurës është si rrjedhojë e një kërkese të opozitës dhe kjo është bërë si një trend i opozitës.

“Në vend që të vijnë në seanca të rregullta thirrin seanca të jashtëzakonshme. Seanca është thirrur për dialogun dhe për këtë Kuvendi e ka thënë fjalën e saj. Tashmë ata po duket se nuk po e kanë kurajon se nuk duan të marrin pjesë në dialog po mundohen përmes manipulimeve të thonë diçka. Kuvendi ka diskutuar disa për dialogun, e ka krijuar edhe dialogun. Unë mund të them se thirrja e kësaj seance në ditën e njëjtë dhe në orën e njëjtë me kërkesën e kryetarit të Kuvendit për t’u takuar”, ka thënë ai.

Ai tha se do të diskutojnë me grupin parlamentar dhe do të vendosin se a do të marrim pjesë në këtë seancë.

Back to top button