Krasniqi mposhti Landaeta, e mbron titullin EBU

Pas 12 raundeve Krasniqi e mposhti kundërshtarin

Haxhi Krasniqi mposhti kundërshtarin nga Venezuela Ronny Landaeta, kështu duke mbrojtur titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).

Në Dessau të Gjermanisë ai mbrojti për herë të parë titullin e më të mirit të Evropës.

Krasniqi pas 12 raundeve ia ka shkaktuar humbjen e parë Landaetas në boksin profesionit, i cili deri më tani ka shënuar 16 fitore.

31 – vjeçari mbrëmë  shënoi fitoren e tij të 49, ai ka edhe pesë humbje në boksin profesionist.

Titullin e Evropës Krasniqi e fitoi më 2 qershor të këtij viti, duke fituar ndaj Stanislav Kashtanovit./21Media

Back to top button