I ftuar sonte në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

I ftuar sonte në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Në mandatin që veç po e lëmë në gjysmë, Ministria e Arsimit ishte udhëhequr nga Nisma Socialdemokrate, mirëpo të metat e arsimit në Kosovë Krasniqi ua atribuon të gjithëve, shkruan rtv21.tv.

Sipas Krasniqit nëse nuk bashkohen të gjitha subjektet politike në Kosovë me qëllim të reformimit të arsimit, një ministër i vetëm nuk mund ta bëjë këtë.

Krasniqi shton se duhet bashkim i forcave politike në Kosovë që ta incizojnë mirë gjendjen në të cilën gjendet arsimi, dhe vetëm pas kësaj ekziston mundësia për t’u bërë reforma e duhur./21Media