Krasniqi: Pensionistët kanë nevojë për kujdes institucional

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se pensionistët kanë nevojë për kujdes institucional, i cili përfshin pension dinjitoz, përkujdesje të qëndrueshme shëndetësore dhe kushte cilësore për jetesë.
“Vëmendja e Qeverisë duhet të kthehet urgjentisht nga prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilët, në krizën aktuale, janë pjesa më e cenueshme e shoqërisë tonë. ”Sot, në ditën e tyre, le të zotohemi të gjithë, pa dallime politike, se do të bëjmë më shumë e më mirë për pensionistët e vendit tonë., ka thënë Krasniqi.
Ai këto deklarata i ka bërë përmes një postimi në Facebook ku ka njoftuar se dje ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku takova kryetarin, Nijazi Gashi, kyetaren e Degës në Prishtinë, Mybera Kosumin, dhe ish-kryetarin, z. Shaban Kajtazi, si dhe pensionistë të tjerë./21Media

Back to top button