Krasniqi publikon videon e Veselit duke qeshur: Thojshin e bëjmë qeverinë për 72 orë

Memli Krasniqi ironizon me bisedimet VV-LDK

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka ironizuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale me mos arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje nga LVV dhe LDK.

Ai ka publikuar një video ku shihet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli duke qeshur bashkë me lojtarët e Kombëtares së Kosovës, kurse mbi video ka shkruar: “Thojshin e bëjmë qeverinë për 72 orë”.

Kujtojmë se një deklaratë të tillë pat dhënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në natën e 6 tetorit kur pati shpallur se partia që ai udhëheq ka dalë e para në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë duke mbajtur takime tash e tre muaj, por që ende nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje, dallimet mes tyre qëndrojnë kryesisht në postin e presidentit.

Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës është konstituuar me 26 dhjetor kur kryetar është zgjedhur Glauk Konjufca nga LVV./21Media

Back to top button