Krasniqi: Rrijmë në opozitë, qafën nuk ia afrojmë askujt
16 Nëntor 2019
Reagon Jakup Krasniqi
Reagon Jakup Krasniqi
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi duke këshilluar Lëvizjen Vetëvendosje që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur, ka thënë se Nisma nuk e ka problem të mbetet edhe në opozitë.
Sipas Krasniqit Vetëvendosje nuk mund ta përdor gjuhën e njëjtë që ka përdorur kur ka qenë opozitë.
“Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetar. Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi.”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi në Facebook.
KËSHILLEN QË IA DHASH PARTISË FITUESE NË ZGJEDHJET E VITIT 2007!Kur në vitin 2004, pas zgjedhjeve PDK-ja mbeti në…
Gepostet von Jakup Krasniqi am Samstag, 16. November 2019