Krasniqi takoi sot shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Krasniqi takoi sot shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, kanë takuar sot Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Siç njofton Nisma, Krasniqi dhe Apostolova, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e BE-së, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Gjatë këtij takimi,Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës evropiane të Kosovës.

Krasniqi nënvizoi nevojën që institucionet e Kosovës më mirë të komunikojnë rreth asaj se çfarë nënkupton agjenda evropiane dhe e propozoi si aspekt pozitiv organizimin e sa më shumë tryezave, ku institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të debatonin për luftimin e korrupsionit dhe dukurive negative në vend.