I ftuar sonte në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

I ftuar sonte në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Në mesin e shumë qëndrimeve të partisë së tij për të cilat foli Krasniqi, ai foli edhe për taksën ndaj mallrave serbe e boshnjake, duke deklaruar se kjo taksë nuk është arsyetuar sa duhet, pasi nuk ka qenë një mjet ekonomik por politik.

Sipas Krasniqit kur është vendosur taksa është dashur të vendoset në bashkëpunim me shumicën, përfshirë këtu edhe opozitën, por edhe në rast të vendosjes për largim të saj, duhet që shumica të vendosë, shkruan rtv21.tv.

Ai thekson se qëndrimet politike në raport me Serbinë nuk duhet të jenë të një apo dy subjekteve politike mirëpo qëndrim nacional.

Krasniqi përfundon duke thënë se për shumë çështje të brendshme politike duhet të jenë bashkë pozitë dhe opozitë, si dhe për disa probleme duhet konsultuar edhe ata që na kanë ndihmuar të vijmë deri ku jemi sot./21Media