Krasniqi: U vonua në dhënien e rezultateve përfundimtare

Krasniqi: Mungon përgjegjësia politike

Deputetët e koalicionit PAN dhe deputetët e tjerë e kanë përgjegjësin që vendit t’i japin qeverisje sa më shpejt, tha kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi .

Krasniqi në emisionin Argument Plus të RTV21, tha se mendon se “sistemi zgjedhor është i tillë që ka vonuar shumë në krijimin do të thotë dhënien e rezultateve përfundimtare dhe në krijimin e institucioneve të reja”, shkruan rtv21.tv

Krasniqi duke theksuar mungesën e komunikimit të liderëve të subjekteve politike, ku rikujtoi kundërshtimin e opozitës për Demarkacionin, tha se mungon edhe përgjegjësia politike./21Media

Back to top button