VV e para, LDK e dyta

VV e para, LDK e dyta

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate ka dal sot me një postim ku ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas Krasniqit këto zgjedhje janë fitore e demokracisë.

“Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë. Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin! Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!”, ka uruar Krasniqi.

Ai në fund tha “të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!“.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%. Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%. Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,17%. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,64%./21Media