Kredia për shtëpi në Shqipëri, 22 milionë euro në dy muaj

Bankat e Shqipërisë thonë se tregu i kredisë hipotekare është në rritje

Në dy muajt e parë të këtij viti, sistemi bankar ka dhënë tre miliardë lekë ose 22 milionë euro kredi të reja për blerje të pasurive të paluajtshme nga individët.

Sipas të dhënave nga Bankat e Shqipërisë, tregu i kredisë hipotekare është në rritje. Kredia e re për këtë qëllim rezulton në rritje me 11% krahasuar me dy muajt e parë të vitit të kaluar.

Rritja e kredisë për pasuri të paluajtshme, kryesisht banesa, reflekton një politikat agresive të bankave në këtë segment, të mundësuara sidomos nga ulja drastike e normave të interesit.

Normat e ulëta të interesit dhe çlirimi i ofertës po josh më shumë familje të blejnë një shtëpi të tyren, duke i dhënë një shtysë edhe tregut të pasurive të paluajtshme.

Back to top button