Tre të arrestuar

Tre të arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, se ka ardhur fillimisht me përleshje fizike e pastaj ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të të dyshuarve, F.R., M.R., dhe B.M., N.M., M.M., të cilët kanë qenë të implikuar në këtë rast.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R., dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M., dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë”  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe do të urdhërohet që të bëhet obduksioni, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së tyre./21Media