Protestat e së dielës Kremlini i quan provokim

Protestat e së dielës Kremlini i quan provokim

Kremlini i është përgjigjur protestave masive të së dielës duke akuzuar opozitën për nxitjen e thyerjes së ligjit dhe provokim të dhunës.

Disa të rinj janë paguar për të marrë pjesë, tha  një zëdhënës nga  presidenca  por shtoi se mesazhi nga protestat ligjore do të dëgjohen, shkruan BBC.

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, njëri nga qindra të arrestuar u paraqit në gjykatë të hënën.

Ai përsëriti akuzat për korrupsion kundër kryeministrit Dmitry Medvedev.

Akuzat ishin arsyeja kryesore e protestave të së dielës, e cila tërhoqi mijëra demonstrues në mbarë vendin, duke përfshirë Shën Petersburg, Vladivostok, Novosibirsk, Tomsk dhe disa qytete të tjera, si Moska.

Gjatë protestës janë arrestuar të paktën 500 persona./21Media