Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet që sot ta miratojë rezolutën për sulmin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet që sot ta miratojë rezolutën për sulmin

Amerikanët nuk kanë informacione objektive për krimin monstruoz, në të cilin të martën kanë humbur jetën 86 persona në Siri, në sulmin për të cilin Perëndimi pohon se është kryer nga autoritetet siriane, tha  zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

“Menjëherë pas tragjedisë, askush nuk ka pasur qasje në zonën Han Sheikun, qytezën në provincën e kryengritësve, Idlib, ku është kryer sulmi për të cilin dyshohet se është kryer me armë kimike”, ka thënë Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit ka shtuar se sipas kësaj, informacionet e palës amerikane nuk kanë mund të bazohen në materialin e fakteve ose dëshmive objektive.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i cili dje mbajti mbledhje urgjente për sulmin në Siri, ka shtyrë miratimin e rezolutës për sulmin, pasi që Rusia nuk u pajtua me tekstin.

Burime diplomatike në Kombet e Bashkuara njoftuan se gjatë ditës së sotme pritet miratimi i rezolutës, të cilën e kanë propozuar SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.

Rusia ka theksuar se teksti është i papranueshëm, pasi që “paraprakisht përcaktohet fajtori”./21Media