Krenaria e kryeministrit

Rama thotë se futbollistët shqiptarë në Zvicër kanë një imazh të bukur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook se është krenar për reputacionin e futbollistëve shqiptarë në Zvicër.

“Krenar për reputacionin e mirë të bashkëqytetarëve tanë në Zvicër, si edhe për imazhin e bukur që i kanë dhënë kombit tonë, shqiptarët fantastike të Kombëtares zvicerane të futbollit”, ka shkruar Rama.

Sipas kryeministrit, sot gjatë vizitës zyrtare të nivelit të lartë në Zvicër me Presidenten Doris Leuthard dhe Presidentin e Këshillit Kombëtar, Stahl, për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e paçmuar të Zvicrës në financimin e reformave të qeverisë, si edhe nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme; njëra për rritjen e mëtejshme të arsimit profesional dhe tjetra për zhvillimin rajonal./21Media

Back to top button