Zyrtari i UEFA-s ka ndjekur stërvitjen e grupmoshave të reja të Trepçës’89.

Zyrtari i UEFA-s ka ndjekur stërvitjen e grupmoshave të reja të Trepçës’89.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, në shoqëri të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe shefit të edukimit të gjeneratave të reja në UEFA, Jean Francois Domergue kanë qëndruar në Mitrovicë.

Me këtë rast, ata, kanë vizituar fushën me bari sintetik të ndërtuar kohë më parë në kuadër të partneritetit të FFK-së me UEFA-n, ku janë pritur nga drejtues të sportit në këtë qytet dhe nga drejtuesit e klubit Trepça’89.

Kësisoj, zyrtari i UEFA-s ka pasur rastin të ndjekë një stërvitje të grupmoshave të reja të Trepçës’89.