Shënohet 9 vjetori i Kushtetutës së Kosovës

Shënohet 9 vjetori i Kushtetutës së Kosovës

Në ditën e Kushtetutës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se kjo datë është historike. Shprehu përkushtimin e tij për krijimin e një shteti me të drejta të barabarta për të gjithe. “Jemi faktor stabiliteti në rajon. Zbatimi i Kushtetetutës është qenësor për shtetin e Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Kurse, Kryeparlamentari, Kadri Veseli, deklaroi se kushtetuta e Kosovës është identiteti i shtetit të Kosoves. “Askush s’mund të marr vendime pa miratimin e qytarëve të Kosovës”, tha Veseli.

Ndërkohë Kryemiistri Isa Mustafa, u shpreh  se Kushtetuta e Kosovës është kurorë juridike dhe politike. “Mund të konstatoj se Kushtetuta e Kosoves ka qenë dhe mbetet bazë e fortë e funksionimit të shtetit”, tha ai

Në anën tjetër Ministrja e drejtesise Dhurata Hoxha deklaroi se miratimi i Kushtetutës vuri themelet e shtetit demokratik. “Respektimi i Kushtetutes dhe respektimi i ligjit është obligim i gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo

Kryetarja e Gjykates Kushtetuese Arta Rama ketë ditë e quajti si ditën me të rëndesishme pas shpalljes së pavarsise ./21Media

http://rtv21.tv/kreret-e-shtetit-flasin-per-kushtetuten/
Facebook Comment