Fitores së Kosovës iu gëzuan të gjithë

Fitores së Kosovës iu gëzuan të gjithë

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Maltës u bë një ndër ndeshjet më të komentuara në vend.

Benxhamin Kololli dhe Milot Rashica, shënuan golat kundër Maltës, kështu duke duke i siguruar Kosovës edhe një fitore më shumë.

Kjo ndeshje u komentua pothuajse nga të gjithë si: artistë, këngëtarë e politikanë, të cilët emocionet e tyre i shprehen edhe përmes rrjeteve sociale, shkruna rtv21.tv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se edhe pse ndeshjen nuk e përcjelli, golat e lojtarëve i ka parë, dhe është tejet i lumtur për këtë fitore.

“Ndeshjen nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen”, ka shkruar Hashim Thaçi.

Krenar për këtë fitore është edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo është fitore e merituar.

“Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Maltës. Falemnderit djelmoshave të Përfaqësuesës sonë për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruan. Forca drejt Kampionatit Europian”, ka shkruar  Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”.

Kryetai i Kuvendit, Kadri Veseli përmes rrjeteve sociale me entuziazëm i falënderoi shqiponjat, për gëzimin dhe krenarinë që ua dahnë kosovarëve me këtë fitore.

“Kosova jonë e dashur.  🇽🇰 Faleminderit djema edhe për një tjetër natë fantastike, për gëzimin dhe krenarinë që na jepni” Kadri Veseli”, Ka shkrar Veseli.

Gjithashtu edhe Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli pas kësaj fitore në llogarinë e tij “Facebook”  ka postuar fotografi dhe ka shprehur urimet e tij për fitoren e Kosovës

“Fitore e bukur e Kosovës 3-1! Jemi të parët në ligë D dhe më afër kualifikimit së kurrë. Krenar me përfaqësuesen tonë”, ka shkruar Behgjet Pacolli në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Kosova ka pasur edhe shumë raste të mira shënimi, rastet më të mira i pati Muriqi dhe Zhegrova, ky i pafat pasi dy herë goditi shtyllën e portës së Maltës. Ndeshja është zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky është takimi i tretë i Kosovës në Ligën e Kombeve, ku nga tri takimet, ka arritur tre fitore dhe një barazim. /21Media