Vasili ka thënë se shkarkimet në policinë e Elbasanit janë të vonuara

Vasili ka thënë se shkarkimet në policinë e Elbasanit janë të vonuara

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili duke folur për skandalin e ish-ministrit, Saimir Tahiri ka deklaruar se hetimi duhet të nisë që nga kryeministri që është autori i shkatërrimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke folur mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri,  Vasili tha se shkarkimet në policinë e Elbasanit janë të vonuara dhe se duhet të ishin bërë dy muaj më parë.

“Shqiptarët janë pa polici me Haki Çakon në krye të Policisë së Shtetit”, tha Vasili. “Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi shoqëria është sot më e kërcënuar se kurrë, pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen”, deklaroi Vasili.