Ato janë punë e artistit japonez, Masayoshi Matsumoto

Ato janë punë e artistit japonez, Masayoshi Matsumoto

Artisti japonez, Masayoshi Matsumoto arriti të zhvillojë një teknikë mjaft interesante për realizimin e ideve të tija, krijimin e veprave artistike.

Ai krijon art nga balonat. Artisti këtë e arrin me gërshetim të balonave, shkruan rtv21.tv

Krijimet artistike nga balonat përfshijnë figura nga më të ndryshmet, filluar nga majmunët, struci, papagalli, oktapodi, dreri, milingona, pra janë një radhë figurash nga mbretëria e kafshëve.

Masayoshi për krijimin e këtyre veprave shfrytëzon balona të ngjyrave të ndryshme. Ky artist, në një deklaratë ka thënë se arsyeja pse në krijimet e tija shfrytëzon vetëm balona është se para botës dëshiron të tregojë cilësinë dhe strukturën e balonave, por po ashtu se kur ka qenë i vogël, balonat ishin ato që e kanë shtyrë të imagjinojë një botë thuajse me fantazira.

Megjithatë, artisti japonez, nuk është i ri në këtë fushë. Me krijim të veprave të tilla filloi para 11 vjetësh, por siç ka thënë ai, për zotërimin e këtij talenti i janë nevojitur gjashtë vjet.

Një punim i tillë me balona, Masayoshi i merr kohë deri në pesë orë, varësisht nga dizajni.

Por krijimet artistike të japonezit kanë një të keqe. Ato nuk qëndrojnë mbijetojnë gjatë pasi që materiali i punimit të tyre nuk është i punuar për kohë të gjatë. Posa Matsumoto krijon një vepër të tillë, e fotografon dhe e poston në mediat sociale, që do të thotë se krijimet të tilla nuk mund t’i shesë askujt./21Media