Medikamenti do të jetë gati për përdorim brenda 5 vjetëve

Medikamenti do të jetë gati për përdorim brenda 5 vjetëve

Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm, me shpresën se krijimi i një superilaçi do t’i japë fund kërcënimit të patogjenëve rezistentë ndaj mjekimit.

Versioni i ri i “vankomicinës” është konceptuar të jetë tejet i fortë. Sipas revistës shkencore “PNAS”, ai do të jetë 1 mijë herë më i fuqishëm sesa antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në 3 mënyra të ndryshme, duke i ulur shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij.

Megjithatë, entuziazmi që ai ngjall duhet frenuar pak, duke qenë se superantibiotiku nuk është testuar ende te kafshët, e më pas njerëzit.

Ekipi i Institutit Kërkimor “Scripps” shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim brenda 5 vjetëve, pasi t’i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Disa antibiotikë funksionojnë ende kundër “VRE”-së, por “vankomicina” 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme ndaj tij./21Media