Google dhe Levis me krijimin e fundit kanë çuditur njerëzimin 

Google dhe Levis me krijimin e fundit kanë çuditur njerëzimin 

Kompania e njohur Google është duke bashkëpunuar me firmën e njohur të veshmbathjeve “Levi’s” për të krijuar një xhaketë të mençur.

Xhaketa do të mund të ndërveprojë telefonat e mençur dhe dhe lejon ndërrimin e muzikave, të pranoni thirrje dhe të qaseni në navigacion.

Kjo xhaketë sipas Levi’s është që të bëjë veshmbathjet edhe moderne edhe të ketë teknologji praktike në të. Kjo xhaketë fillimisht do të lansohet si version testues Beta, para se të lansohet versioni final i saj në pranverë të vitit 2017, thonë nga Google.

Se sa do të kushtoj kjo xhaketë nuk është bërë ende e ditur.