Dy vite, rreth 10.000 dollarë, shumë dije dhe koha e lirë i janë nevojitur inxhinierit suedez Axel Borg të krijojë fluturaken funksionale për një njeri

Dy vite, rreth 10.000 dollarë, shumë dije dhe koha e lirë i janë nevojitur inxhinierit suedez Axel Borg të krijojë fluturaken funksionale për një njeri

Ky lloj droni udhëtues nuk është i vetmi në botë, por është e sigurt se është unik për numrin e rotorëve – Borg në fluturaken e tij vendosi madje 72 prej tyre, secili me elektromotorin e vet.

Sistemi prej 72 rotorëve është ndarë në pesë pjesë dhe me të gjitha prej tyre menaxhon piloti, i cili ndodhet në mes dhe përjeton kënaqësinë e fluturimit – natyrisht, nëse me këtë rast nuk i pengon era ose zhurma shurdhuese e motorëve. Elektromotorët mbushen nga bateria me peshë 35 kilogramë, ndërsa tash për tash koha autonome e këtij “monstrumi” është rreth dhjetë minuta. E gjithë fluturakja peshon 162 kilogramë dhe nuk dihet deri në sa metra lartësi mund të kalojë.

Borg thotë se ka prodhuar këtë lloj fluturakeje nga dëshira e tij dhe nuk mendon të bëjë prodhimin e saj komercial, derisa në treg të mos paraqiten bateri dyfish më efikase.