Haradinaj: Vuçiq, ministër i Millosheviqit, s’ka asnjë shqetësim.-Joseph: S’besoj se Specialja ka vepruar në mënyrë politike për të thirrur Haradinajn.-Limaj: Specialja është krijuar për ushtarë të UÇK-së

Në Kosovë më shumë ka shqiptarë sesa serbë të dënuar për krime lufte. Janë 34 shqiptarë të dënuar, ndërsa 4 serbë.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj flet hapur për shpërputhjen edhe të trysnisë ndërkombëtare për krime lufte, ndaj Kosovës në njërën anë dhe ndaj Serbisë në anën tjetër. Dhe, kërkoi që kjo të korrigjohet.

Në këtë kontekst, Haradinaj vuri në dukje se presidenti i Serbisë Vuçiq nuk ka asnjë shqetësim, anipse ishte ministër në regjimin e Millosheviqit, që ka kryer krime të tmerrshme, jo vetëm në Kosovë./21Media