Miftaraj: 2843 lëndë janë parashkruar nga gjykatat në Kosovë

Miftaraj: 2843 lëndë janë parashkruar nga gjykatat në Kosovë

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me temë “Krimet e përgjithshme në Kosovë, ligji kundrejt praktika”, thuhet se dënimi më i shpeshtë që kanë shqiptuar gjyqtarët e Departamenteve të Përgjithshme të Gjykatave Themelore ka qenë dënimi me gjobë. Po ashtu, thuhet se gjatë realizimit të raportit është hasur një tendencë e gjykatës për të fshehur nga opinion publik lëndët ku në cilësinë e të akuzuarve paraqiten persona me ndikim në jetën politike dhe publike.  Statistikë shqetësuese përgjatë vitit 2018 dhe gjashtë mujorit të parë të vitit 2019 mbetet edhe parashkrimi i lëndëve./21Media