Dorëzohen padi ndaj serbëve për krime lufte në Gjakovë

Dorëzohen padi ndaj serbëve për krime lufte në Gjakovë

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë gjatë periudhës 1998-1999, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kontingjentin e 12 të të padive ndaj serbëve të dyshuar për krime të luftës. Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile në komunën e Gjakovës, Shkëndije Hoda,  tha se nuk do te ndalen me padi deri në qytetarin e fundit që ka përjetuar krime nga serbët. Ndërsa premtoi që, sic tha,  nuk do të dalin të pastër kriminelët./21Media