21 vjet nga masakra e Krushës së Madhe

21 vjet nga masakra e Krushës së Madhe

Presidenti Hashim Thaçi sot kujtoi masakrën e Krushës së Madhe, me ç’ras deklaroi se autorët e krimeve ende nuk u vunë para drejtësisë.

Ai përmes një shkrimi në facebook theksoi se krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë.

“Edhe pas dy dekadash autorët e krimeve, tokës së djegur, masakrave gjithandej Kosovës, gjenocidit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare, nuk u vunë para drejtësisë, as vendore as ndërkombëtare.”, shkroi Thaçi ndër të tjera.

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 21 vjet më parë, më 25, 26 e 27 mars 1999, në Krushë të Madhe të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur./21Media