Reagimi i Haradinajt pas votimit të rezolutës

Reagimi i Haradinajt pas votimit të rezolutës

Kryeministri Ramush Haradinaj miratimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë e quan vendim të duhur.

Haradinaj përmes një shkrimi në facebook u shpreh se pa u vendosur drejtësia nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.

“Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!”, shkroi Haradinaj në facebook.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot votuan një rezolutë për gjenocidin serb të kryer gjatë luftës në Kosovë. Rezoluta u votua me votat e 79 deputetëve./21Media