Kris dëshiron të fokusohet tek angazhimet familjare

Kris dëshiron të fokusohet tek angazhimet familjare

Nëna e yllit televiziv Kim Kardashian, Kris Jenner është përsëri beqare. Sipas disa thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” i ka dhënë fund lidhjes së saj të gjatë me Corey Gamble.

“Kris i ka thënë Corey se ajo kishte nevojë për pak hapësirë pasi dëshironte të fokusohej tek familja e saj dhe tek shfaqja që pritet të fillojë së shpejti”, ka thënë një burim pranë familjes Kardashian, raporton “Radar Online”.

Sipas burimit, Kris dëshiron t’i japë shumë rëndësi “reality-show”, pasi sezoni i fundit nuk rezultoi tepër i suksesshëm. Kris ishte e martuar disa vite me Bruce Jenner, por martesa e tyre përfundoi pasi ai ndryshoi gjininë./21Media