"Salvator Mundi," një portret i lehtë i Jezu Krishtit punuar nga Leonardo da Vinci që daton rreth vitit 1500, pritet të shitet për rreth 100 milionë në Christie në nëntor, duke e bërë atë një nga veprat më të vlerësuara që është shitur ndonjëherë në ankand

“Salvator Mundi,” një portret i lehtë i Jezu Krishtit punuar nga Leonardo da Vinci që daton rreth vitit 1500, pritet të shitet për rreth 100 milionë në Christie në nëntor, duke e bërë atë një nga veprat më të vlerësuara që është shitur ndonjëherë në ankand

“Kurrë nuk është shitur diçka e tillë, se për sa do të shitet nuk jemi të sigurt” tha Alan Wintermute, specialist i lartë i Christie për pikturat e Mjeshtërve të vjetër.

“Tregu do të vendosë, por vlerësohet se do të jetë 100 milionë dollarë” tha ai, duke shpjeguar se portreti nganjëherë i quajtur Mona Lisa mashkull kaherë mendohet se është humbur ose është shkatërruar.

Wintermute, më tej thotë: “U ri paraqit në një ankand të vogël në SHBA në vitin. Për shumë vite është ri ngjyrosur me shtresa ngjyre që vërtet ia kanë zbehur cilësinë dhe është shitur si kopje. Blerësit e rinj e filluan procesin e restaurimit dhe kur shtresat e vjetra të ngjyrës filluan të binin, ato me të cilat ishte ri ngjyrosur, shihej cilësia origjinale. Dhe në atë kohë filloi të kuptohej se mund të ishte origjinali i humbur i Leonardos që kaherë njihej se kishte ekzistuari por që supozohej se ishte shkatërruar.”

Portreti, që e përshkruan Krishtin në mantel të kaltër dhe të kuqe të thellë dhe duke mbajtur një sferë kristali, është një nga më pak se 20 pikturat e da Vincit që ekzistojnë akoma, thanë nga Christies, dhe është e fundit që mbetet në duar private.

Nga shtëpia e ankandit nuk e identifikuan shitësin, një koleksionist privat evropian që e fitoi veprën pas ri zbulimit dhe restaurimit të saj që nisi në vitin 2005.

“Salvator Mundi” do të shitet në  Christies në Nju Jork më 15 nëntor./21Media