Poezi nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej,
si të harroj unë dalëngadalë,
si vdes tek unë kujtimi yt,
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë,
një vend ku ty të të lëshoj,
nje strofë a notë, a një brilant,
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr,
asnjë mermer, a morg kristal,
mos duhet vallë prapë të të mbart,
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s’gjetsha hon ku të të hedh,
do gjej një fushë a një lulnajë,
ku butësisht porsi polen,
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu,
dhe të të puth të ik pa kthim,
dhe nuk do dine as ne askush,
harim ish ky a s’ish harim.