Premiera e dramës “Seberg”

Premiera e dramës “Seberg”

Kristen Stewart ndriçoi qilimin e kuq  në Festivalin e Filmit në Zvicër në  premierën e dramës “Seberg.”

Aktorja e listës A u shoqërua në qilimin e kuq nga regjisori Benedict Andrews, shkruan rtv21.tv

“Seberg” dramatizon si programi i mbikëqyrjes i FBI-së shënjestroi yllin e filmit “New Wave”, Jean Seberg, pasi që ajo u ofroi ndihmë financiare grupeve të të drejtave civile, përfshirë partinë Black Panther.

Një memo e brendshme e FBI-së detajizoi si agjencia u nis që të “neutralizonte” Seberg, duke rrjedh informacionet për angazhimin e saj politik dhe thashethemet për shtatzëninë e saj, të vetëdijshëm se veprimet e tyre me shumë të ngjarë “do ta turpërojnë atë dhe do të shërbejnë për të përulur imazhin e saj te publiku i përgjithshëm.

Po, mendoj se më pëlqen, përvojat që kam, disa kujtime që kam janë të lidhura ngushtë me personazhet që kam luajtur. Për sa kohë këto kujtime nuk janë të domosdoshme, të miat janë. Ato më bëjnë kush jam, më kuptoni çfarë dua të them? Shumë periudha të rëndësishme në jetën time ishin investuar në krijimin e personazheve dhe duke mësuar nga to dhe unë do të thosha “Po”, mendoj se unë mbaj secilin nga ta“, tha aktorja.

Filmi lëviz midis botës së Jean midis Parisit dhe Hollywood dhe llojit të elegancës dhe cilësisë avangarde të botës së saj brenda operacionit të mbikëqyrjes të FBI-së, dhe botës të aktivistëve të Black Panther./21Media