Fansat e quajnë mediokre dhe talent të limituar

Fansat e quajnë mediokre dhe talent të limituar

Që pas performancës së saj në festivalin evropian, Madonna është përballur me kritika të ashpra sa i përket interpretimit live.

Shumë prej fansave të saj janë shprehur të pakënaqur për mënyrën sesi ajo këndon dhe deri më tani, 60-vjeçarja nuk ka reaguar kundrejt asnjë kritike.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një video nga prapaskenat e koncertit në kuadër të turneut të saj muzikor, “Madame X”, që ka nxitur ndjekësit të reagojnë sërish ashpër.

Shumë njerëz janë të mendimit se nuk ja vlen aspak të blesh një biletë për të parë koncertet e saj pasi Madonna këndon tmerrësisht keq.

Ata e kanë quajtur mbretëreshën e pop-it një femër mediokre, me pak zë dhe talent të limituar.