Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së: Të gjitha qeveritë duhet t’i njohin faktet historike

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së: Të gjitha qeveritë duhet t’i njohin faktet historike

Janë drejtuar kritika të mëdha ndaj fituesit të çmimit Nobel për Letërsi Peter Handke, i cili ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit. Ndërsa, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq tha për Radiotelevizionin 21 se çmimi Nobel caktohet nga një trup tjetër dhe OKB-ja nuk mund të ndërhyjë. Thotë se mesazhi i Kombeve të Bashkuara është se të gjitha qeveritë duhet të jenë të vetëdijshme se cilat janë faktet historike./21Media