Kritikohet Rusia

Sipas Çavusoglu Rusia po e mbështetë presidentin sirian

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu kritikoi Rusinë për mbështetjen që po i japin presidentit sirian, Bashar al-Assad, e për të cilin veprim tha se “është krejtësisht i gabuar”.

“Fakti që Rusia po e mbron regjimin, është veprim plotësisht i gabuar”, tha Çavusoglu, raporton televizioni turk NTV.

Reagimi i ministrit turk vie pas kryerjes së sulmit me armë kimike në Siri, ku kanë humbur jetën dhjetëra njerëz, në mesin e tyre shumë fëmijë dhe gra, e për të cilin sulm po akuzohet regjimi sirian i presidentit Bashar al-Assad.

Back to top button