Kritikohet Rusia

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë rreth sulmeve kimike të kryera në Sirinë Veriore

Sugjerimet e Moskës se civilët ishin helmuar nga rebelët në atë terren, janë konsideruar si të pavërteta nga shumica.

Sekretari i Çështjeve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, ekspert i armeve tha se të gjitha provat vënë në pah, se ky ka qenë një sulm nga ana e qeverisë siriane, e cila është aleate e Rusisë.

Në ndërkohë në Bruksel shtatëdhjetë shtete donatore janë duke diskutuar përpjekjet për të dërguar ndihma në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Koordinatori i Ndihmës Emergjente i OKB-së, Stephen O’Brien, tha se detajet rreth këtyre ndihmave do bëhen të ditura më vonë gjatë ditës.

Sipas Monitoruesit Sirian për të Drejtat e Njeriut në Britani, 20 fëmijë dhe 52 të rritur janë vrarë përgjatë incidentit kimik të martën në Siri.

Gjatë hapjes së takimi të Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Çështje të Çarmatimit Kim Won-Soo ka thënë se, nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi më i madh me armë kimike në Siri që nga sulmi në Ghouta në gusht të vitit 2013, kur qindra njerëz qenë vrarë në rrethinat e kontrolluara nga rebelët e Damaskut.

Back to top button