Kriza në Gjirin Persik ndikon në çmimin e naftës

Analistët vlerësojnë se Kriza e Gjirit Persik nuk pritet të ketë ndikim për një periudhë afatshkurtër te çmimi i hidrokarbureve

Por megjithatë çmimet, sipas tyre, mund të rriten nëse do të zgjatet në kohë dhe do të pengojë livrimin e gazit natyror të Katarit.

Pas një rritjeje të lehtë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj ndërprenë më 5 qershor marrëdhëniet e tyre diplomatike me Dohan, çmimi  i naftës shënoi rënie duke u pozicionuar në kuotat e 48 dollarëve për fuçi.

Katari nxjerr 600 mijë fuçi naftë në ditë dhe përfaqëson vetëm dy dhe tre për qind të furnitorëve botërorë.

Ndikimi i tij është në kufi të fitimit dhe humbjes në lidhje me çmimin e naftës në një treg mjaft kaotik.

Back to top button