Kriza në Venezuelë, avionët amerikanë me ndihma mbërrijnë në Kolumbi

Mbetet e paqartë nëse ndihmat do të lejohen të hyjnë në Venezuelë

Avionët ushtarakë amerikanë po zbarkojnë ndihma humanitare për Venezuelën në qytetin kufitar Kolumbian të Cucutas.

Ndihmat po magazinohen me kërkesë të udhëheqësit të opozitës të Venezuelës, Juan Guaido, i cili u deklarua president i përkohshëm muajin e kaluar.

Presidenti Nicolas Maduro ka pohuar se ndihma është pjesë e një komploti të SHBA-së për të fshehur një pushtim në Venezuelë.

Guaido tha se rreth 600 mijë vullnetarë venezuelanë do të merrnin ndihmat përtej kufirit më 23 shkurt.

“Ne do të mobilizohemi brenda dhe jashtë kufijve tanë,” tha ai në një postim në Twitter të shtunën, duke shtuar: “Lufta jonë vazhdon të japë rezultate!”

Mbetet e paqartë nëse ndihmat do të lejohen të hyjnë në Venezuelë.

Duke folur në një konferencë shtypi në Cucuta, administratori i USAID, Mark Green, tha se ndihmat ishin kërkuar nga Z. Guaido sepse Venezuela po përballet me një krizë humanitare në rritje.

“Fëmijët janë të uritur dhe gati çdo spital në Venezuelë po përjeton mungesa serioze të ilaçeve”.

Back to top button