Martesa e komplikuar e ish futbollistit David Beckham

Martesa e komplikuar e ish futbollistit David Beckham

Ish futbollisti David Beckham ka thënë se martesa e tij me Victoria Beckham ndonjëherë është e komplikuar .

Në një intervistë për “The Sunday Project” një TV Show australian ai thekson se një martesë e gjatë sjell sfida dhe komplikime, përcjell rtv21.tv.

“Kur je i martuar për një kohë të gjatë është gjithmonë një punë e vështirë”, tha ai.

 

Kjo ngriti edhe më shumë zërat që për një kohë të gjatë dyshuan për një krizë të mundshme mes çiftit. Ajo çka e forcoi dyshimin ishte edhe një fotografi e postuar nga Victoria me fëmijët e saj në rrjetin social Instagram dhe aty mungonte burri i saj, e atë e paraqite si një nënë beqare.

Kjo mund të jetë vetëm diçka e zakontë dhe e momentit si për çdo çift tjetër normal. Lidhja e tyre filloi në vitin 1997 dhe që nga atëherë kishte thashetheme të ndryshme, por ata forcuan lidhjen e tyre ndër vite, u martuan  dhe së bashku kanë katër fëmijë Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper duke i hedhur kështu poshtë të gjitha lajmet për një divorc të mundshëm ./21Media