Spanja mbrojti titullin e kampionit për hendboll

Spanja mbrojti titullin e kampionit për hendboll

Ekipi i hendbollit për meshkuj i Kroacisë u mposht në finale të Kampionatit Evropian nga Spanja në Stokholm me rezultat 22:20 (12:11).

Një luftë e madhe u pa në pjesën e dytë, ku “furia e kuqe” pati katër gola avantazh, pastaj “kaubojtë” arritën të kthehen dhe një dramë pasoi.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Spanja shënoi gola vendimtare përmes Abel dhe Dushebaev, duke shkatërruar ëndrrën e Kroacisë për titullin e kampionit.

Më efikasi në skuadrën fituese ishte Abelo me pesë gola, ndërsa Aginagelde, Sarmiento dhe Dushebaev shënuan nga dy gola. Më efikasit në radhët e kroatëve ishin: Duvnjak me pesë gola dhe Karaçiq me katër.

Në këtë mënyrë Spanja mbrojti titullin e kampionit për hendboll, ndërsa Kroacia për herë të tretë në finale nuk arriti të fitojë titullin.

Hendbollistët kroatë fituan medaljen e gjashtë në Kampionatin Evropian, me argjendin e tretë (2020, 2010, 2008) me tri medalje bronzi (2016, 2012, 1994).

Duke mbetur pa të artën evropiane, Kroacia ka humbur edhe një vizë të drejtpërdrejtë për Lojërat Olimpike të Tokios dhe duhet të shkojë në kualifikimet e muajit prill.