Tre kandidatë favorit për tu zgjedhur

Tre kandidatë favorit për tu zgjedhur

Kroacia po mban sot (22 dhjetor) zgjedhjet presidenciale.

Janë 11 kandidatë që marrin pjesë nga të cilët tre janë më të favorshëm për tu zgjedhur, Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic e qendrës së djathtë të Unionit Demokratik Kroat, Zoran Milanoviç i Partisë Social-Demokratike (SDP) e qendrës së majtë dhe Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i mbështetur nga partitë e krahut të djathtë.

Të tre kandidatët parashikohet të fitojnë midis 23 dhe 25% të votave.

Një kandidat duhet të fitojë një shumicë absolute për t’u shpallur fitues i hapur.

Nëse asnjë pretendent nuk fiton me 50%, dy kandidatët e parë do të përparojnë në balotazhin e 5 janarit./oranews