Takimi i Cakajt me Plenkovicin

Takimi i Cakajt me Plenkovicin

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Zagreb, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Në një postim në Facebook, Cakaj u shpreh se takimi u fokusua në zbatimin dhe jetësimin e objektivave të përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes Republikës së Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe në një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë.

“Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi!”, theksoi në përfundim Cakaj./vizionplus