Pacolli ka informuar diplomaten kroate me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës

Pacolli ka informuar diplomaten kroate me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq sot ka rikonfirmuar vazhdimin e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimit të proceseve të integrimit euro-atlantike dhe anëtarësimit në organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me zëvendëskryeministrin e parë dhe shefin e diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Pacolli ka informuar diplomaten kroate me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave,  përpjekjet diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, si dhe fokusim më të madh në diplomacinë ekonomike.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimin dhe vullnetin e dy-anshëm dhe janë pajtuar për ruajtjen, intensifikimin dhe hapjen e urave të reja bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve./21Media