Kroacia mund Kosovën me gjashtë gola epërsi

Kroacia mund Kosovën me gjashtë gola epërsi

Kroacia ka mposhtur kombëtaren e Kosovës U21 në hendboll me rezultat përfundimtar, 23:17.

Kroacia edhe gjatë pjesës së parë ishte me tri gola epërsi ndaj Kosovës, përcjell rtv21.tv.

Ndeshja u transmetua drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.

Kjo ishte edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.

Kosova është në grupin C bashkë me Baherinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë./21Media