Kroacia është ndalur sonte nga Azerbajxhani

Kroacia është ndalur sonte nga Azerbajxhani

Ndeshja është zhvilluar për kualifikime në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2020” dhe ka përfunduar me rezultat 1-1.

Ky barazim është i papritur, duke e ditur që nënkamioni botëror konsiderohej një superfuqi përballë Azerbajxhanit, që nuk ka një ekip me përformancë të mirë.

Kroacia kryeson Grupin E me 10 pikë, e pasuar nga Hungaria që ka 9 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse i fundit është Azerbajxhani me vetëm një pikë dhe atë të fituar sonte.