Kryekuvendarët e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës

Deputeti me i vjetër dhe deputeti më i ri

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që pritet të fillojë në ora 15:00.

Ashtu siç është rregulli, seancës e parë e udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri, deri sa të zgjidhet kryetari i ri. E kësaj radhe të dy deputetët i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje. Është deputeti 71 vjeçar Jahja Kokaj dhe deputetja më e re 22 vjeçare Fjolla Ujkani.

Dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë, sot pasdite do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovë

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve. Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit./21Media

Back to top button