Kancelari austriak ka ftuar kryeministrat në një drekë pune

Kancelari austriak ka ftuar kryeministrat në një drekë pune

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë ka organizuar një drekë pune me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet edhe perspektiva evropiane e rajonit.

Siç njoftojnë nga zyra e Kurzit, në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Malit të Zi, Dushko Markoviç, Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Serbisë, Ana Brnbiq.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen e tij për shkak të problemeve të brendshme politike që po ndodhin në vend.

Në takim do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe./21Media