"Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmojë vendin e origjinës"

“Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmojë vendin e origjinës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar kushtuar ish-futbollistit kosovar, Lorik Canës, shkruan rtv21.tv

Haradinaj ka vlerësuar se ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana në karrierën e tij brilante, asnjëherë nuk reshti ta ndihmojë vendin e origjinës, Kosovën.

“Me Anitën, në premieren e filmit dokumentar “Lorik” që shpalos rrugën jetësore të ish Kapitenit të kombëtarës së Shqipërisë dhe futbollistit të rangut botëror. Në karrieren e tij briliante ai shkëlqeu me klubet prestigjioze, duke qenë gjithnjë shembull i sportistit motivues për ekipin dhe idol për publikun. Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmoj vendin e origjinës, Kosovën, përmes aktiviteteve sociale e humanitare si dhe mbështetjen e talentëve të rinj. Krenar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Lorik” titullohet dokumentari kushtuar ish-futbollistit kosovar, Lorik Canës, në të cilin ai rrëfehet për gjithë ngjarjet që i kanë ndodhur në jetë dhe fillimi i dokumentarit nis pikërisht me Gjakovën, qytetin në të cilin ka jetuar e është rritur. Ish futbollisti përshkruan fëmijërinë e tij dhe dashurinë e tij të madhe për futbollin. /21Media