Ajo tani do ta udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës

Ajo tani do ta udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka njoftuar se ish-ministja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj nga sot do të udhëheqë Task Forcën për Pastrimin e Kosovës.

“Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur. Duke marrë parasysh përvojën, përkushtimin dhe vullnetin e saj të treguar gjatë kohës sa ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga sot Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatoret e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

I pari i ekzekutivit tha se së bashku, me një mobilizim gjithëpërfshirës, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë do të krijojmë një Kosovë të pastër dhe europiane.

Albena Reshitaj është emëruar si këshilltare politike, mënjëherë pas dorëheqjes së saj nga posi i ministres në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./21Media