Haradinaj liron nga detyra Beqajn, për Çekun thotë se është në pritje të kërkesës

Haradinaj liron nga detyra Beqajn, për Çekun thotë se është në pritje të kërkesës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pasi ka pranuar dorëheqjen nga ai, derisa tha se është në pritje edhe të kërkesës për shkarkim të zëvendësministrit Agim Çeku.

I pyetur se a pritet të shkarkohen ministrat tjerë që janë me aktakuzë Haradinaj ka thënë se veprimet e një partie nuk ndërlidhen me vendimet e Qeverisë.

“Çdo parti i ka specifikat dhe kalkulimet e veta. Nuk komentoj vendimet e partive, jam vet kryetar i partisë por nuk përputhen specifikat e një partie me tjera. Ne të gjithë i obligohemi Kushtetues së Kosovës. Si aleancë jemi partia që kemi kodin etik ne nuk ndërlidhim asnjë veprim të brendshme me vendimet tjera nuk kam drejt me i komentua veprimet e PDK-së”, tha Haradinaj.

Lidhur me samitin e Parisit Haradinaj tha se nëse përgatitjet shkojnë mirë, do të mbahet, nëse jo do të shtyhet.

“Nëse përgatitjet shkojnë mirë me siguri se do të mbahet, por nëse nuk janë kryer përgatitjet edhe mund të shtyhet… mund të ndodhë që do të shtyhet”, tha Haradinaj.

Ai siguroi që Kosova i ka të qarta qëndrimet lidhur me temat e caktuara./21Media